Transmetuar më 22-12-2021, 22:12

Plas gallata në rrjet në lidhje me skandalin e pagave.

Disa faqe satirike në rrjetet sociale e kanë kthyer në humor me shprehje të ndryshme.

"Irena, po nuk është e vërtetë, gënjen ajo lista," vjen një mesazh me foto nga Pallati 176.

"Gjino, pse nuk del ai Vangjeli nga kafja? Ka hall mos na qeras tani që i morëm vesh rrogën," është një tjetër foto nga filmi 14 vjeç dhëndër.

Dhe kështu tani në rrjet gjen satirë pa fund lidhur me këtë skandal. Ja disa prej tyre: