Transmetuar më 23-12-2021, 17:41

Gruaja ushqen me gji burrin dhe kjo për një arsye.

Nëna e re ka shpjeguar në rrjetet sociale nëpërmjet një videoje se pse ndërmori sipas saj ideal për të ushqyer me gji burrin e saj. Jennifer tha në TikTok arsyen se pse bashkëshorti i saj i zuri vendin foshnjës së tyre në procesin e gji-dhënies.

Në videon e shpërndarë javën e kaluar, e cila është parë 11.8 milionë herë, ajo thotë: "Ndodhin disa gjëra në martesë dhe të pasurit fëmijë për të cilat thjesht nuk mund të përgatitesh. Dhe kjo është një prej tyre. Këtë fundjavë fillova të kem dhimbje në gjoksin tim të djathtë. Jam duke ushqyer me gji foshnjën time, ndaj mendova se ishte një kanal qumështi i bllokuar, gjë që ndodh shpesh tek disa njerëz. Por përfundova me temperaturë dhe mora antibiotikë, raporton LB .”

Megjithatë, për fat të keq, ilaçet nuk funksionuan ashtu si një sërë përpjekjesh të tjera për të pastruar kanalin e bllokuar të qumështit, si peshqirët e nxehtë dhe një sërë suplementesh. Por pas një hulumtimi në internet, Jennifer ndoqi një sugjerim të padëshirueshëm.

Ajo shpjegoi: "E gjeta këtë artikull teksa po lexoja në Google dhe thoshte se partneri juaj duhet të thithë bllokimin. Unë kurrë nuk do ta kisha menduar ta lija burrin tim të ushqehej me gji. As ai nuk ka dashur ndonjëherë, duhet ta sqaroj.”