Transmetuar më 23-12-2021, 20:06

Lista me rrogat e mbi 657 mijë shqiptarëve është bërë virale në rrjete sociale.

Tashmë që lista është në duart e kujtdo, duket se çdo person është i interesuar për të parë rrogën e të tjerëve.

Këtë e dëshmon edhe një foto në një berber, ku duket që në ekranin e dyqanit është hapur lista ne rrogat.

“Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës,” thotë dikush me humor.

Po ashtu ka plasur edhe gallata në rrjete sociale me meme nga më të ndryshmet.