Transmetuar më 24-12-2021, 19:41

Nëna e dy fëmijëve vendosi të japë dorëheqjen nga puna e saj për tu vetëpunësuar në një rrjet online ku postohen foto dhe video.

Edhe pse karriera i sillte shumë fitime, nëna e dy fëmijëve hoqi dorë dhe tani po fiton pothuajse trefishin e asaj që fitonte si bankiere.

Lucy Banks, nga Perth, zgjodhi të bëhet pjesë e rrjetit OnlyFans, një shërbim vetëm për të rriturit.

Dy vite pasi u regjistrua, ajo është kthyer në një nga përdorueset e OnlyFans me fitime më të mëdha në botë. Tashmë është në gjendje t’i japë familjes së saj një stabilitet financiar dhe t’i dërgonteë të dy djemtë e saj, tetë dhe gjashtë vjeç, në shkollat private më prestigjioze. Sipas një mesatareje ajo përllogaritet që të marrë 1500 dollarë në ditë nga puna e re.

“Është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Më ofron fleksibilitet dhe liri të plotë për të qenë aty për fëmijët e mi, fitoj shumë më shumë para se sa në punën time të korporatës dhe nivelet e stresit janë minimale”, tha Lucy për Daily Mail Australia.