Transmetuar më 26-12-2021, 08:19

Zhduket gruaja, burri bën denoncim në polici.

G. Hasramaj ka denoncuar se i është larguar nga banesa gruaja Shpresa Hasramaj 48 vjeçe.

Sipas dëshmive ajo është larguar nga banesa në orët e para të paradites së 24 dhjetorit dhe nuk është kthyer më.

Pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një shpelle janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë mund të ketë humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk është bërë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.