Transmetuar më 26-12-2021, 09:19

Gjendet i vdekur brenda makinës së tij një person

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan.

Policia e Kosovës bën me dije se është gjetur pa shenja jete në veturën e tij një mashkull, shqiptar i Kosovës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për ekspertim mjeko-ligjor.

Mbeten mister shkaqet e vdekjes dhe do të jetë ekspertiza ajo që do përcaktojë arsyen përse personi ndërroi jetë.