Transmetuar më 26-12-2021, 11:53

Flakët e zjarrit përfshijnë Pallatin e Rinisë në Kosovë. Policia njofton edhe plagosjen e një personi.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikeësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”, tha policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe zjarri është vënë nën kontroll.

“Janë djegur disa kabllo të brendshme, dhe ekipi e ka inspektur gjendjen", tha burimi policor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit.