Transmetuar më 26-12-2021, 16:08

Tronditet sërish bota e futbollit. Lojtari ndërron jetë gjatë ndeshjes.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin algjerian.

Lojtari Sofian Lokar u nda nga jeta pasi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes.

30 vjeçari pati një përplasje në fushë në minutën e 26.

Për habinë e të gjithëve lojtari pësoi një atak vetëm 9 minuta më vonë. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin por nuk mundën.

Lokar ishte kapiten i ekipit dhe ishte martuar disa ditë më parë.