Transmetuar më 26-12-2021, 22:57

Nëntë persona janë konfirmuar të infektuar me variantin “Omicron” të COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë I ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, teksa njofton se se në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKSHPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, ku 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit “Omicron”.

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se dy raste janë të importuara nga SHBA, dy nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Franca dhe 4 raste me variantin “Omicron” janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSH-së. Pas paraqitjes së “Omicron”  në Kosovë pritet që situata epidemiologjike të rëndohet. Ndërkohë që kujtojmë se sëfundmi Kosova ka ecur me ritme positive sa u përket infektimeve ditore dhe vdekjeve nga COVID-19.