Transmetuar më 29-12-2021, 17:36

I ka kushtuar shtrenjtë grabitja e 2000 eurove në një pikë bastesh.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 16 vjet burgim dhe me 4 mijë euro gjobë, B.N., pasi u shpall fajtorë për veprën penale të “grabitje”.

I pandehuri B. N., akuzohet se “me datën 09 qershor 2013, në Gjakovë, në pikën e basteve sportive “E.L.”, në bashkëpunim me F. Gj. i dënuar, duke e sulmuar F. P. përvetësuan 2000 euro.

I pandehuri B. N., ka qenë në arrati deri në vitin 2019, më pas është ekstraduar nga shteti Italian.