Transmetuar më 30-12-2021, 14:47

Me dy linja të reja të metrosë që do të hyjnë në funksion më 30 dhjetor, gjatësia totale e rrjetit të metrosë së Shangait do të shtrihet në 831 km, duke forcuar statusin si më e gjata në botë, sipas “Shanghai Metro”.

Hapja e dy linjave të reja do ta çojë në pesë numrin total të linjave plotësisht automatike të metrosë në Shangai, me një gjatësi funksionimi prej 167 km, duke u renditur për herë të parë në vendin e parë në botë, citon “Xinhua” “Shanghai Metro”

Linja e re 14 me një gjatësi funksionimi prej 38 km është linja e parë plotësisht automatike e metrosë për trenat me tetë vagonë në Shangai.

Me 31 stacione, ajo pritet të shërbejë si arterie horizontale në metropol.