Transmetuar më 30-12-2021, 18:17

Humb jetën një 21 vjeçare në burgun e grave në Lipjan. Lajmi është bërë i ditur nga vetë burimet e institucionit.

Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ndodhi sot në mesditë. M.K, e vitlindjes 2000, ka ndrruar jetë.

Dyshohet se ajo po kalonte probleme të rënda psikologjike.

Edhe pse ndërhyrja e stafit dhe e mjekëve ka qenë e menjëhershme, ata nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Trupi i së ndjerës i është nënshtruar ekspertizës, ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.