Transmetuar më 31-12-2021, 20:51

BabyCenter shpalli 100 emrat më të përdorur për fëmijët në vitin 2021 dhe Olivia dhe Liam kryesuan si më të famshmit.

Emra të tjerë në modë janë shumë që kanë qenë të preferuar prej vitesh, duke përfshirë Emma, Amelia, Noah dhe Oliver. BabyCenter përpilon listën nga informacionet që vijnë drejtpërdrejt nga prindërit.

Për vitin 2021, BabyCenter përfshiu drejtshkrime të ndryshme në renditje, kështu që lista përfshin emra, si Jackson dhe Jaxon dhe Sophia dhe Sofia, të gjithë në vende të ndryshme në listë. Arsyeja? Një studim i mëparshëm i kryer nga BabyCenter zbulon se 40% e prindërve i shmangen drejtshkrimit tradicional dhe mendojnë shumë për të zgjedhur një emër me një drejtshkrim të caktuar.

Në listë nuk ka emra të rinj vajzash në top 10, ndërsa në listën e djemve, dy emra të rinj arritën në top 10, Levi dhe Asher, megjithëse këta kanë qenë në listë vitet e fundit në vende më të ulëta.

Lista me top 10 emrat më të përdorur për vajzat dhe djemtë, më poshtë. Ndërsa për listën e plotë Top 100 klikoni këtu.

Emrat më të preferuar të vajzave për vitin 2021:

1. Olivia

2. Emma

3. Amelia

4. Ava

5. Sophia

6. Charlotte

7. Isabella

8. Mia

9. Luna

10. Harper

Emrat më të preferuar të djemve për vitin 2021:

1. Liam

2. Noah

3. Oliver

4. Elijah

5. Lucas

6. Levi

7. Mason

8. Asher

9. James

10. Ethan