Transmetuar më 01-01-2022, 09:45

Edhe pse pas mesnate në Kosovë pati kufizime, sërish u regjistruan incidente dhe plagosje.

Një i plagosur me plumb dhe shtatë të tjerë të dëmtuar, është bilanci paraprak i natës së ndërrimit të viteve sipas raportimeve nga policia e Kosovës.

Një shtetas u plagos me plumb qorr ndërsa 7 të tjerë nga mjetet piroteknike. Për këtë ka dhënë informacion mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Agron Çitaku. Sipas Çitakut, tre prej të lënduarve janë duke u trajtuar në klinikë, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.