Transmetuar më 01-01-2022, 10:53

Njihen si vajzat që i jetojnë qefet pa kursim. Madje shpesh bëhen protagoniste dehjesh e skenash nëpër rrugë.

Dhe për Vit të Ri nuk kanë zhgënjyer.

Britania e Madhe ashtu si e gjithë Europa po përballet me një rritje të lartë të infektimeve për shkak të Covid-19 me mbi 100 mijë raste ditore.

Por kjo nuk i ka ndaluar vajzat të “shfrenohen” në natën e ndërrimit të viteve. Miliona britanikë festuan në bare dhe klube nate në Angli, ku festimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit.

Megjithëse Skocia dhe Uellsi kishin kufizime të ashpra ndaj koronavirusit, qytetarët u dyndën përtej kufirit, për të shijuar Vitin e Ri. Në Londër, mijëra njerëz u rreshtuan në brigjet e lumit Tamiz për të parë fishekzjarrët e kryeqytetit dhe shfaqjen e dronëve.