Transmetuar më 02-01-2022, 10:07

Përleshje mes dy grupe të rinjsh në Mitrovicë.

Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi janë rrahur nga katër të tjerë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka ndaluar katër agresorët.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në polici, ndërsa dy të tjerët janë lënë të lirë.