Transmetuar më 02-01-2022, 11:54

Vajza e mitur zhduket nga banesa, nëna e shqetësuar bën denoncim në polici.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Sipas denoncimit, vajza është larguar nga banesa në datën 29 dhjetor e që nga ajo ditë nuk është kthyer më.

Për të miturën policia ka nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e saj.

Muajt e fundit janë regjistruar disa raste të kësaj natyre në Kosovë.