Transmetuar më 02-01-2022, 12:04

Humb jetën në aksident një e mitur në Kosovë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Prishtine -Lipjan, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë ngelur të lënduar.

E vogla ishte ishte pasagjere në një nga mjetet.

Tre personat e tjerë që kanë pësuar plagë në trup janë dërguar me urgjencë në spital.

Burime policore njoftojnë se shoferi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik, është arrestuar nga policia.