Transmetuar më 03-01-2022, 17:44

‘Monstër’, por jo nënë!

Një ngjarje makabre është zbuluar në SHBA pasi një grua akuzohet se ka shitur të bijën e saj 5-vjeçare, si skllave seksi, përpara se vogëlushja të gjendej e pajetë në një shtëpi në Alabama.

Detajet rrëqethëse vijnë tre javë pas vdekjes së 5-vjeçares, ku nëna e saj, 35-vjeçarja Kristy Siple, e përlotur njoftonte para kamerave zhdukjen e të bijës.

Trupi i pajetë i vajzës u gjet në një shtëpi të braktisur në Alabama, shkruajnë mediet e huaja.

Sipas hetimeve nëna ka rënë dakord që një 37-vjeçar të kryente marrëdhënie seksuale dhe akte çnjerëzore me të bijën 5-vjeçare, kundrejt pagesës.

Ajo që e pret është pak për këtë nënë.