Transmetuar më 03-01-2022, 18:06

Sulmohet me thikë dhe përfundon në spital një person në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në afërsi të rrethit, te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.

Policia e Prishtinës informon se patrulla policore ka has në një përleshje fizike e cila ka ndodh në këtë vend duke ndëryrë menjëherë.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë ka nisur një proces hetimor.