Transmetuar më 03-01-2022, 18:11

Siç ka njoftuar BSH, prej 17 janarit do të dalin në qarkullim kartmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë.

Sigurisht që në dizajnin e kartmonedhave nuk do të ketë ndryshime thelbësore, pasi sërish “fytyra” e tyre do të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent.

Megjithatë do të ketë disa ndryshime lidhur me ngjyrën e letrës dhe hapësirën mes tyre. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka ndodhur së fundmi me monedhat shqiptare, pasi në qershor të 2021 u hodhën në qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë.