Transmetuar më 05-01-2022, 18:27

Godet sërish Papa Françesku. Kreu i Vatikanit ka kritikuar ashpër çiftet që zgjedhin të mos kenë fëmijë.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan ose kanë vetëm një sepse nuk duan më”, u tha 85-vjeçari dhjetëra besimtarëve gjatë një meshe në Vatikan.

“Por, ata kanë dy qen apo dy mace. Qentë dhe macet zënë vendin e fëmijëve. Po, e kuptoj, është qesharake, por ky është realiteti”, vazhdoi kreu i Kishës Katolike.

”Qytetërimi po plaket… sepse pasuria e prindërimit po humbet”, paralajmëroi ai.

”Kush jeton në këtë botë dhe martohet duhet të mendojnë për të pasur fëmijë”, nënvizoi Papa.

”Të kesh fëmijë në mënyrë natyrale ose përmes birësimit është një rrezik, por mospasja e tyre është edhe më e rrezikshme”, theksoi ai.

Papa Françesku theksoi se Italia po përballet me një “dimër demografik”.