Transmetuar më 05-01-2022, 19:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mitrovicë, ku është vrarë një grua 48 vjeçare e identifikuar me inicialet L.Q. Autori i dyshuar është identifikuar si B.Q., 51 vjeç, i cili është vënë në prangat e policisë.

Krimi ndodhi në sallonin e shtëpisë së çiftit në Llaushë të Skenderajt dhe në momentin kur grupi hetimor arriti në vendngjarje, kishin parë sallonin e shtëpisë të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit.

Aty janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por ende nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Atij i është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të rënda.