Transmetuar më 06-01-2022, 18:06

Bora Zemani është një ndër moderatoret më të komentuara të ekraneve.

Në një postim në “Instagram”, ajo ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj. Shpesh herë moderatorja është akuzuar nga ndjekësit se ka bërë ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers”, madje i kanë publikuar edhe disa foto të vjetra të saj për krahasim.

‘S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe me hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.

Ndërsa Bora iu përgjigj: Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!