Transmetuar më 07-01-2022, 12:09

Radhë të gjata qytetarësh për t’u vaksinuar në ambientet e stadiumit në Tiranë, siç edhe mund të shihet në fotot e siguruara nga NOA/LSA.

Pas vaksinimit të detyrueshëm për një kategori punonjësish, dhe shtimit të rasteve nga Omicron, në të gjitha pikat e vaksinimit është vënë re një prani më e madhe e qytetarëve, në krahasim me muajin Dhjetor.

E pranishme në këtë pikë vaksinimi ka qenë dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe shefja e ISHP-së Eugena Tomini.

Në këtë pikë vaksinohet me Pfizer dhe Sinovax, dhe iu takon qytetarëve që të zgjedhin se cilën prej vaksinave duan që të bëjnë.

Në mesin e qytetarëve të pranishëm ka dhe nga ata që bëjnë dozën  përforcuese, pasi kanë kaluar 6 muaj nga vaksina e dytë.

Në ditët e para të Janarit është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me Covid, ku dje ishin më shumë se 1600.