Transmetuar më 07-01-2022, 13:38

Ka shumë kuriozitete që pavarësisht viteve të shkollimit, me siguri nuk i keni ndeshur në librat e biologjisë. Ka disa fakte, që edhe pse mund ti shohim, apo të na ndodhin çdo ditë, ne nuk ua kemi ditur kuptimin.

Zemra ngadalësohet kur fytyra bie në kontakt me ujin

Njësoj siç ndodh kur notojmë thellë në det, vetëm duke e prekur lëkurën me ujë të ftohtë e bën zemrën të ngadalësohet. Një mënyrë e mirë për t’u qetësuar.

Shenjat e gishtërinjve të koalës ngatërrohen shpesh me ato të njeriut

Na është thënë se shenjat e gishtërinjve tanë janë unikë dhe në fakt janë, por në të njëjtën kohë janë shumë të ngjashme me ato të koalave, aq sa mund të ngatërrohen fare lehtë.

Kërminjtë mund të flenë deri në 3 vite

Dhe nuk ndjejnë nevojën për të ngrënë. Ndërkohë, gjumi letargjik i arinjve arrin nga 4 deri në 8 muaj.

Truri ynë refuzon që ne ta shohim hundën

Ne jemi në gjendje ta shohim hundën gjatë gjithë kohës, por është truri ai që vendos ta injorojë këtë.

Parakrahu yt ka të njëjtën gjatësi me këmbën.

Mund ta provoni me këpucët tuaja të preferuara.

Njerëzit kanë vija në trup, por vetëm macet mund t’i shohin

Qëniet njerëzore kanë vija në lëkurë, të quajtura si "Linjat e Blaschko", emër i vendosur në nder të shkencëtarit që i zbuloi, Dr. Alfred Blaschko. Këto vija ngjajnë me ato të tigrit dhe krijojnë një formë V-je që shtrihet nga qendra e trupit deri në ekstremitetet.

Vijat janë të dukshme vetëm në praninë e dritave UV, prandaj janë të qarta vetëm për shikimin e maceve.