Transmetuar më 07-01-2022, 14:55

Noa.al sjell parashikimin e Paolo Fox për të gjitha shenjat e horoskopit.

Dashi: Mundohuni të shmangni konfrontimet e drejtpërdrejta sepse Hëna mund të përforcojë vetëm situata të pakëndshme. Në punë, lajme të mira nëse ju kanë premtuar!

Demi: Javë pozitive për takime, tani në dashuri mund të lindë diçka e bukur. Në punë jeni të vendosur dhe të fortë: nuk duroni dot askënd që mendon ndryshe nga ju!

Binjakët: E shtunë që premton gjëra të mëdha në dashuri, veçanërisht nëse doni të bëni paqe me dikë. Në punë keni dëshirë të bëni dhe duhen shfrytëzuar bashkëpunimet e reja. Lajmet e mira do të vijnë nga maji!

Gaforrja: Në dashuri është më mirë të sqaroni gjërat pezull. Në punë, përpiquni të bëni gjithçka me më shumë qetësi dhe durim!

Luabi: Ditë e mirë, veçanërisht në mëngjes, për të folur për gjëra të rëndësishme. Në punë keni ankthin për të bërë shumë gjëra!

Virgjëresha: Hëna, më në fund, nuk është më përballë dhe do të ketë një fazë të mirë rikuperimi gjatë fundjavës. Në punë, tani mund të shihni gjithçka qartë!

Peshorja: Hëna është në opozitë dhe në dashuri mund të ketë konflikte. Në punë, duhet të bëjmë një bilanc të situatës: ndryshimet vijnë në ditët në vijim!

Akrepi: Afërdita është në anën tuaj, ndihmon histori të reja dashurie dhe qielli premton gjëra të mëdha. Në punë jeni në kërkim të ndryshimit, por duhet të jeni të qetë!

Shigjetari: Ditë e mirë për dashurinë. Në punë jeni nervozë, por gjithçka mund të kapërcehet nga java e ardhshme!

Bricjapi: Dashuria sigurisht që nuk mungon sot dhe nesër, por ju jeni pak të shqetësuar. Në punë duhet të rrethoheni me njerëz të mirë, që bëjnë detyrat e tyre.

Ujori: Fundjavë e mirë për dashurinë, favorizohen takime të reja. Në punë duhet të bëni durim që të mos gaboni në pjesën e dytë të kësaj të shtune!

Peshqit: Duhet të kuptoni që njerëzit nuk ndryshojnë, nëse shihni që dikush vazhdon me të njëjtat qëndrime është më mirë të ndryshoni drejtim. Në punë, një marrëveshje duhet rishikuar: mundësitë janë të shumta!