Transmetuar më 08-01-2022, 22:47

Një variant i ri i Covid është identifikuar në Qipro. Ky variant ështe një lloj i virusit SarsCoV2, që kombinon variantet Delta dhe Omicron dhe që për këtë arsye është quajtur "Deltakron".

Raportimi u bë nga agjencia Bloomberg, duke cituar Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit të bioteknologjisë dhe virologjisë molekulare.

Kostrikis tha: "Aktualisht ka bashkëinfeksione Omicron dhe Delta dhe ne kemi gjetur se ky lloj është një kombinim i këtyre dy varianteve".

Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 prej këtyre rasteve dhe analizat statistikore tregojnë se ato janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital prej Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.

“Do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë, ndaj Delta dhe Omicron," tha studiuesi, duke theksuar se, sipas tij, mund të zëvendësohet edhe nga varianti shumë ngjitës Omicron.