Transmetuar më 09-01-2022, 08:10

Prenë e tij e njohu përmes internetit.

Një ish-mësues që vrau, copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të një 43-vjeçari, është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Stefan R, 42 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe fyerje të të vdekurit.

Për shkak të krimit të rëndë, vendimi i gjykatës së Berlinit shoqërohet me një rekomandim që e bën pothuajse të pamundur lirimin e kanibalit me kusht.

Kryetari i trupit gjykues Matthias Sert tha se Stefan P. ka kryer krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste” dhe e ka cilësuar si “çnjerëzor” atë.

Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se “nuk është ndeshur kurrë me një rast të tillë”.

I akuzuari ka qëndruar i heshtur gjatë leximit të vendimit.