Transmetuar më 09-01-2022, 08:58

Prodhimi i kriptovalutave çshtë i shprehur edhe në Kosovë. Ndërsa vendi po përballet me një krizë të thellë energjitike, prodhimi i kriptovalutave kërkon sasi të konsiderueshme të saj. Ndaj policia është vënë në veprim.

Burime policore bëjnë me dije se në orët e mbrëmjes së datës 8 janar 2021, kanë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela për prodhimin e kriptovalutave.

Sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore ka ndaluar një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe mjete të ndryshme të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë.

Policia ka ndaluar t♪ dyshuarin, drejtuesin e veturës.