Transmetuar më 09-01-2022, 17:31

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar pozitivë plot 1207 persona dhe 3 të tjerë kanë humbur jetën në përballje me virusin e padukshëm. Numri i të shëruarve mbetet i ulët krahasuar me numrin e të infektuarve. Ndërsa në 17 qytetarë raportohet se janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen instensivisht.

Njoftimi MSH: Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,207 qytetarë, në këto bashki: 552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër, 51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos, Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik. Janë 13,340 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Janar 2022) Raste të reja ditore 1,207 Të shëruar në 24 orë 147 Të shtruar në spitale 123 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 4,729

Testime totale 1,529,669 Raste pozitive 219,694 Raste të shëruara 203,114 Raste Aktive 13,340 Humbje jete 3,240

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6,531 Fier 1,201 Durrës 1076 Elbasan 936 Vlorë 809 Shkodër 805 Gjirokastër 528 Berat 437 Lezhë 389 Korçë 333 Dibër 185 Kukës 110