Transmetuar më 09-01-2022, 21:20

Milaim Zeka, gazetari dhe deputeti nga Kosova, ka habitur me deklaratën e tij në tv.

Zeka duke folur në një lidhje skype tha se, për t’i mbushur mendjen dhe Alfred Cakos, ka shkuar në Suedi për të vendosur çipin.

Nuk dihet nëse këtë gazetari e tha me shaka, por njoftoi se në Suedi njerëzit janë shumë të gëzuar për metodën e re të çipit.

“Këtu në Suedi funksionon çdo gjë mirë, në aeroport s’ka asnjë rregull asnjë kufizim, del rrugëve s’ka asnjë me maskë.

Kam folur me kolegë të mi për punën e çipit dhe suedezët nuk e shohin si problem,” tha Zeka.