Transmetuar më 10-01-2022, 09:56

Mbetet një nga personazhet më interesante në Big Brother.

Me pozitivitetin dhe çiltërsinë e saj, tashmë ajo ka arritur që të fitojë zemrat e publikut.

Modelja nuk ka shkaktuar asnjëherë debat përkundrazi, ajo ka bërë gjithmonë për të qeshur të gjithë banorët brenda por edhe publikun jashtë me deklaratat e saj që nganjëherë edhe nuk i kupton.

E kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme. Teksa ishte ulur jashtë në oborr me disa prej banorëve të tjerë, Beniada në formë shakaje ka bërë një thirrje për rininë shqiptare.

Ajo ka kërkuar që femrat shqiptare mos të martohen që 18 vjeç por ta shijojnë dhe jetojnë jetën e tyre si ta duan ato.

“Këto femrat shqiptare kanë ik, nuk duan t’ia dinë më. Burrë nane, do bëjmë çfarë duam ne. Do t’i ndërrojnë burrat çdo muaj dhe do bëjmë qejf në Maldive e Dubai. Plasni nga inati ju! Jetojeni jetën si të doni dhe mos u martoni, mos u martoni që 18 vjeç. Jetoni jetën se kur të bëheni 30 vjeç me fëmijë s’do të ketë më”, është shprehur Beniada, ndërkohë banorët janë shkrirë së qeshuri me të ndërsa ajo bërtiste duke folur.