Transmetuar më 10-01-2022, 14:06

Nëna e Kadri Veselit ka ndërruar jetë para dy ditësh.

Veseli është liruar përkohësisht nga paraburgimi në Gjykatën Speciale në Hagë dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës.

Mitropol raporton se Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës. Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare.

Kadri Veseli dyshohet se ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli.