Transmetuar më 10-01-2022, 17:06

Bien infektimet dhe vdekjet nga Covid gjatë 24 orëve të fundit. Pas pikut të disa ditëve, kurba befas ka pësuar rënie.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 4996 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë. Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, apelon MSH.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (10 Janar 2022) Raste të reja ditore 793 Të shëruar në 24 orë 346 Të shtruar në spitale 123 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 4996

Testime totale 1,534,665 Raste pozitive 220,487 Raste të shëruara 203,460 Raste Aktive 13,786 Humbje jete 3,241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6922 Fier 1165 Durrës 1102 Elbasan 950 Vlorë 830 Shkodër 803 Gjirokastër 533 Berat 455 Lezhë 401 Korçë 335 Dibër 177 Kukës 113