Transmetuar më 10-01-2022, 18:10

Mbeten gjithsesi një çift i komentuar. Për mirë, për keq, por sërish prodhojnë lajm.

Donald Veshaj ka shfaqur talent në pikturë në Big Brother Vip. Ai ka realizuar disa piktura edhe brenda shtëpisë së Big Brother ku qëndron i "mbyllur" për rreth 3 muaj.

Aktori ka vendosur të pikturojë portretin e të dashurës së tij, Beatrix Ramosaj.

Teksa këngëtarja po rrinte në profil, Donald Veshaj e pikturoi, megjithatë vajza në letër nuk ngjasonte aspak me Beatrix Ramosajn, gjë që u vu re edhe nga vetë ajo.

“Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix Ramosaj, e cila mesa duket nuk e ka pëlqyer pikturën.

Nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe, por në pikturë ia kishte rregulluar ai.

Çifti më pas dolën së bashku nga dhoma ku ishin, dhe këngëtarja iu tregoi të gjithëve në lidhje me pikturën “e shëmtuar” që i bëri Donaldi.