Transmetuar më 10-01-2022, 18:20

Një infermier 51-vjeçar është vënë në pranga në zonën e Ankonësnë Itali, pasi dyshohet se ka bërë sikur ka vaksinuar mohuesit e koronavirusit.

I arrestuari, ashtu si disa kolegë të tjerë muajt e fundit, kanë zbrazur shiringën, pa vaksinuar realisht qytetarët.

Në këtë mënyrë, disa mohues të vaksinës së Covid morën pasaportën e gjelbër.

Infermieri akuzohet për ryshfet, me ndihmën e katër personave të tjerë, të cilët vepronin si ndërmjetës. Policia e Ankonës sekuestroi një total prej 18,000 eurosh, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

Çdo qytetar paguante deri në 400 euro për të siguruar pasaportën e gjelbër, pa u vaksinuar në të vërtetë.