Transmetuar më 10-01-2022, 20:15

Të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të futen në Greqi nga 10 deri 24 janar, nga mosha 5 vjeç e lart duhet të kenë një test molekular PCR ose test antigjen si dhe mund tu bëhet një tjetër test antigjen në kufi

Udhëtarët që mbërrijnë në Greqi, gjatë periudhës 10 janar 2022 deri më 24 janar 2022, pavarësisht nga kombësia, statusi i tyre i vaksinimit apo dëshmia e shërimit, kërkohet të shfaqin një rezultat negativ të testit molekular (PCR) për Covid-19 të kryer deri në 72 orë përpara mbërritjes së planifikuar ose një rezultat negativ i testit të Antigjenit të Shpejtë për Covid-19 të kryer deri në 24 orë përpara mbërritjes së planifikuar.

Rezultati i testit duhet të lëshohet nga një qendër diagnostike e certifikuar dhe të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht, si dhe duhet të përfshijë emrin e pasagjerit siç është regjistruar në pasaportë.

Ky test është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend (përfshirë fëmijët mbi 5 vjeç), pavarësisht nga situata epidemiologjike në vendin e nisjes.

Vaksinat e pranueshme janë të kompanive: Pfizer BioNtech, Moderna, Astra Zeneca / Oxford, Novavax, Johnson & Johnson / Janssen, Sinovac Biotech, Gamaleya (Sputnik), Cansino Biologics, Sinopharm.

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Greqi, pavarësisht nga certifikata që posedojnë, mund t’i nënshtrohen testit të detyrueshëm molekular të rastësishëm (PCR) ose Testit të Shpejtë të Antigjenit për COVID-19.

Nëse jeni përzgjedhur, ju lutemi vini re se testimi është i detyrueshëm. Në rast refuzimi, autoritetet rezervojnë të drejtën të refuzojnë hyrjen në vend. Përzgjedhja bëhet përmes një sistemi kampionimi të synuar me aplikimin e një algoritmi shëndetësor për vëzhgimin dhe mbrojtje më të mirë epidemiologjike të vendit, i përdorur që nga vera e vitit 2020.

Sakaq, poseduesit e certifikatave të huaja të vaksinimit EUDCC (European Union COVID Certificate) do të kenë mundesi nga dita e premte, 7 janar 2022, t’i regjistrojnë me kodin QR përmes aplikacionit emvolio.gov.gr.

Vlen të theksohet se edhe Shqipëria i është bashkuar sistemit të certifikimit EUDCC.