Transmetuar më 11-01-2022, 12:42

Me konfirmimin e rasteve me variantin ‘Omicron’ në vendin tonë, janë rritur dhe shifrat e infektimeve. Ndërsa në Qipro ka mbërritur dhe varianti Deltacron që është bashkim i simptomave të variantit Delta dhe Omicron, qytetarët në Shqipëri po vaksinohen që të mbrojnë veten.

Në fotografitë e siguruara nga LSA/NOA, duket se qytetarët po vaksinohen dhe është raportuar se së fundmi janë rritur shifrat e personave që duan të vaksinohen.

Në këtë mënyrë reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndeësisë apelon vazhdimisht që qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.