Transmetuar më 11-01-2022, 14:24

Magawa, miu i famshëm, i cili u nderua me një medalje ari ka ngordhur në moshën 8-vjeçare.

Në një periudhë kohore prej 5 vitesh, brejtësi nuhati mbi 100 mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë në Kamboxhia.

Magawa ishte miu i trajnuar nga shoqata bamirëse belge "Apopo" për të paralajmëruar punonjësit për minat, që të hiqeshin në mënyrë të sigurt pa dëmtuar askënd, raporton noa.al duke cituar BBC.

Mendohet se ka deri në gjashtë milionë mina tokësore në Azinë Juglindore.

Magawa u trajnua nga shoqata bamirëse Apopo e regjistruar në Belgjikë, e cila është e bazuar në Tanzani dhe ka rritur kafshët, të njohura si HeroRATs, për të zbuluar minat tokësore që nga vitet 1990. Kafshët certifikohen pas një viti trajnimi.