Transmetuar më 12-01-2022, 10:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rahovec të Kosovës.

Pas një konflikti, tre vëllezër janë arrestuar pasi kanë rrahur dhe lidhur me litar babanë e tyre.

Kjo ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobidol të Rahovecit.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për "Dhunë në familje" Dyshohet se te dyshuarit (vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime  trupore”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se viktima është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.