Transmetuar më 12-01-2022, 11:45

Bashkëshortja i lutej vazhdimisht që burri të vaksinohej. Por ai refuzonte.

Gligor Kedioski, 45 vjeç, vdiq në spital.

I lindur në Prilep, Maqedoni, Gligor jetonte në Liverpool me gruan e tij Bilyana dhe vajzën e tyre pesëvjeçare.

Gligor ishte një punëtor fabrike që kishte punuar edhe si shofer dërgesash gjatë pandemisë.

Sipas miqve të tij, ai ishte plot jetë dhe gjithmonë fliste për aventurën e ardhshme të jetës, transmeton Liverpool Echo.

Në dhjetor, ai u shtrua në spital me Covid. Miqtë dhe familja nuk janë të sigurt se si ai u infektua me virusin, por Gligor nuk ishte vaksinuar, pavarësisht përpjekjeve të Bilyanës për ta bindur atë.