Transmetuar më 12-01-2022, 18:10

Humb jetën në moshë fare të re nga Covid një modele.

Modelja braziliane Valentina Boscardin ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.

Ajo u shtrua në një spital në Sao Paulo pas infektimit me koronavirus por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë pasi i shkaktoi trombozë. Ishte nëna e saj, prezantuesja e njohur Marcia Boscardin, e cila dha lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

Ajo postoi një foto krah të bijës dhe shkroi: “Zoti të pranoftë krahëhapur. Bija ime, do të të dua përgjithmonë. Një engjëll ngjitet në parajsë”

Sipas Marcia Boscardin, modelja nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.