Transmetuar më 13-01-2022, 12:51

Nasim Haradinajt, ish-ushtar i UÇK-së, vijon procesin gjyqësor në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës. Në dëshminë që dha dje në gjykatë, Haradinaj tha se të gjitha veprimet e Organizatës së Veteranëve ku është nënkryetar janë ndërmarrë për shkak të transparencës.

Para Prokurorit të Gjykatës Speciale, ka pranuar se ka vrarë ushtarë të Milloshevicit, por që sipas tij nuk ka mundur aq sa ka dashur.

“Në Koshare ushtarë s’kam mujt me vra sa kom dashtë, as ata s’kanë mujt me më vra, lufta është luftë. E di që kom gjujtë dhe kom vra ushtar të uniformuar, bile s’kam mujt me vra sa kam dashtë, s’ka të bëj kjo me civil.”  ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera, tha se vrarë edhe oficer, ndërsa nga Suedia nuk është kthyer për të dhënë lule, por për të dhënë jetën.

“Kam vra ushtar, bile edhe oficer, s’jam kthy nga Suedia me dhënë lule, jam kthye me e dhanë jetën. Jam plagosur nga ata, por në vendin tim me kanë sulmuar dhe i kam sulmuar, nuk kam shkuar në Serbi, por në vendin tim me uniformë kam qenë”, u shpreh Haradinaj.