Transmetuar më 13-01-2022, 17:14

Dhe nuk ishte një ndeshje dosido. Takimi mes Tunizisë dhe Malit e vlefshme për Kupën e Afrikës në Grupin F ka dhuruar një episod interesant ku protagonist kryesor është bërë arbitri kryesor, Janni Sikazwe. Ky i fundit fërshëlleu përfundimin e takimit në minutën e 85′.

Pas shumë protestave Sikazwe i ka hedhur edhe njëherë sytë në kronometrin e tij dhe vuri re gafën. Kështu vendosi që loja të rifillojë sërish, megjithatë nuk ishte e thënë që ndeshja të luhej deri në minutën e 90.

Me sa duket, nxitimi i arbitrit ishte i justifikuar, të paktën sipas Essam Abdel-Fatah, kreu i arbitrave të Kupës së Afrikës. Sikazwe mendohet se ka pësuar goditje nga vapa e madhe, gjë që do të kishte shkaktuar humbjen e përqendrimit. Dhe, pikërisht për këtë, kishte fërshëllyer disa minuta më herët.