Transmetuar më 13-01-2022, 18:19

Gjashtë orë për të shkuar dhe gjashtë për t’u kthyer. Tawi, një 24-vjeçar indigjen Zo’é, mbajti mbi supe babanë e tij me aftësi të kufizuara dhe filloi të ecte.

Një udhëtim i pafund, në këmbë, nëpër pyllin tropikal të Amazonës, mes përrenjve, shpateve, për të siguruar që babai i tij Wahu të mund të vaksinohet kundër Covid.

Pamja daton në vitin 2021, kur të dy morën dozën e parë anticovid, por ajo u nda vetëm pak ditë më parë nga mjeku që ishte në krye të ekipit të vaksinimit, Erik Jennings Simoes, raporton Tgcom.

Ai e zgjodhi si foto simbolike të vitit që sapo ka përfunduar. "Zo’é gjithmonë më pyesin se kur do të vaksinohen të bardhët për t’i dhënë fund pandemisë – tha Simoes në një intervistë me BBC – Shpresoj që së shpejti të kem një përgjigje për t’u dhënë atyre"./Noa.al