Transmetuar më 14-01-2022, 10:03

Karim Benzema, pasi shënoi golin e tij të 302-të kundër Barçës me fanellën e Real Madridit, u shpall lojtari më i mirë francez i vitit 2021 nga revista "France Football".

Sulmuesi i "Los Blancos" ka triumfuar ndaj Kylian Mbappé dhe N’Golo Kanté sipas kritereve të revistës prestigjioze sportive franceze, që organizon edhe “Topin e Artë”, e cila sot do të publikojë një intervistë me ‘9’ e Real Madridit.

Në të, lojtari është i kënaqur me pikën që ka arritur në karrierën e tij sportive. “Jam bërë ‘9’ që kam dashur gjithmonë të jem”, – thotë Karim Benzema në intervistën e sipërpërmendur.

Me 23 gola në 26 ndeshjet e luajtura këtë sezon, të cilëve iu shtohen edhe 9 asiste, Benzema po përjeton në moshën 34-vjeçare momentin më të mirë të një karriere profesionale.

në të cilën ka shkëlqyer si në radhët e Lyon-it, ashtu edhe të Real Madridit, pa harruar karrierën me kombëtaren franceze, pavarësisht një mungese 6-vjeçare nga "Les Bleus".