Transmetuar më 14-01-2022, 12:35

Gjatë ditëve të fundit, janë kryer helmime masive të qenve në rrugët e Korçës.

Dyshohet se helmimet janë bërë në mënyrë të qëllimshme ndërsa nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë.

Qyetarët korçarë kanë reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar nga institucionet që të parandalohet ky fenomen i cili përveç kafshëve të rrugës ka rrezikuar edhe kafshët e tyre shtëpiake.

Kafshët e rrugës janë parë teksa të cilat dergjeshin mbi asfalt derisa u dilte shpirti.