Transmetuar më 14-01-2022, 14:36

‘Godet’ sërish Beniada me të folurën dhe humarin e saj.

Banorët e “Big Brother VIP” kanë folur së fundmi për Ylli Limanin.

Mes tyre e ka marrë fjalën edhe Beniada, e cila prej vitesh ka jetuar në Itali dhe flet me theks italian.

Ajo nuk ka munduar ta shqiptojë si duhet emrin e tij dhe e ka quajtur “Ydhi Dhimani”.

“Ydhi Dhimani. Po sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm…si arush i vockël! Shumë i lezetshëm. Ma bëri kështu (zemër) mua”, është shprehur Beniada.

Kjo nuk i ka shpëtuar Yllit, i cili e ka publikuar videon e këtij momenti në "Instastory". “Prej sot emrin e kam Ydhi Dhimani”, ka shkruar ai.