Transmetuar më 14-01-2022, 14:47

Dalin mesazhet që janë këmbyer më 8 janar mes Presidentit Ilir Meta dhe  deputetit të PD Belind Këlliçi.

Sot në konferencën për shtyp, ishte vetë  Meta ai që i lexoi mesazhet  para gazetarëve. Para se t’i lexonte ai i kërkoi ndjesë publike edhe Këlliçit, duke qenë se kjo është një bisedë private mes tij dhe deputetit të PD.

Meta tregoi se iu ka kërkuar mbështetësve të Berishës që mos të ketë dhunë, madje ai tregoi se i ka kërkuar Këlliçit të mos prekeshin makinat në oborrin e selisë blu.

“Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me shkrim, edhe me telefon, që të veprojnë për të parandaluar çdo lloj incidenti. I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit.

Të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi”-tha Meta.

Ndërsa më pas presidenti tregoi se Këlliçi i kishte shkruar dhe biseda vijon si në foto.